OEMVP dhuron çertifikatë të përsosmërisë në biznes kompanisë “EUROVIA”

online çertifikata “Excellence SME” është një çmim dhe provë për aktivitete të shkëlqyera afariste, të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me institucionin e kreditit me famë botërore Coface u lëshon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Mbajtësit e kësaj çertifikate tregojnë besueshmëri të rritur në operacione, vlerësim pozitiv të kredisë, besim të shtuar dhe vendime biznesi më të mira dhe më të shpejta me rrezik më të ulët për klientët dhe partnerët e biznesit.

Qëllimi kryesor i lëshimit të kësaj çertifikate është rritja e transparencës në treg, promovimi i kompanive të suksesshme dhe praktikat e sigurta dhe të suksesshme të biznesit. Në këtë mënyrë, mbajtësi i kësaj certifikate fiton besueshmëri në biznes.

Ne, si EUROVIA, jemi krenarë për këtë certifikatë dhe shpresojmë që me anë të kësaj të bëjmë një hap tjetër për të forcuar besimin për partnerët tanë, dhe partnerët tanë do të vazhdojnë bashkëpunimin me ne.

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.